LeBron James e kaloi legjendën e basketbollit, Michael Jordan, si lojtari që ka shënuar më së shumti pikë në Playoff të ligës amerikane NBA.
Janë kryesisht dy grupe të mëdha që debatojnë se cili prej këtyre dy titanëve të basketbollit është më i miri dhe që ndoshta kurrë nuk do të mund ta arrijnë një pajtim mbi këtë gjë. Përderisa ithtarët e Michael Jordan argumentojnë me fanatizëm për arsyet se pse Jordan është padiskutueshëm më i miri, janë fansat e mbretit që gjithmonë tentojnë të gjejnë një kundërpërgjigjie.
Debati u rikthye në tavolinë edhe mbrëmë, kur ky i fundit e kaloi yllin e Bulls sa i përket pikëve në playoff, me ç’rast fansat e Jordan, por edhe të basketbollit në përgjithësi, kanë argumentuar se pavarësisht arritjes së James-it, janë disa faktorë që sërish e bëjnë Jordan-in më të mirë, dhe ia zbehin LeBron-it vendin e parë në shënimin e pikëve në playoff.
Sipas tyre, duhet konsideruar disa gjëra kur i krahasojmë të dy këta baskëetbollsitë.
LeBron ka luajtur 33 ndeshje më shumë se Michael Jordan në playoff.
James ka një mesatare prej 28.2 pikë për ndeshje por Jordan e kishte 33.5 pikë për ndeshje.
LeBron erdhi në Ligë tre vjet më herët se sa Jordan në kohën e vet, dhe ylli i Chicago Bulls e kishte braktisur basketbollin në kohën më të mirë për të luajtur baseball.
Gjithashtu, raundi i parë në playoff në kohën e tij ishte vetëm me maksimum pesë lojë.
Si dhe, Jordan ka gjashtë unaza kampioni dhe gjashtë tituj MVP të finaleve në NBA, ndërsa LeBron ka vetëm tre në secilën.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.