Lebron James fitoi sfidën kundër Oklahoma City të Kevin Durant.
Në tre sfidat e vetme të luajtura gjatë natës mes të enjtes dhe së premtes në NBA-in amerikan, Cleveland Cavaliers mposhtën 104-100 Thunders, duke regjistruar suskesin e 13-të radhazi.
Kjo ndeshje konfirmoi momentin pozitiv të skuadrës së David Blatt, që u udhëhoq drejt suksesit nga i jashtëzakonshmi Lebron, i cili realizoi 33 pikë, dha 11 asist dhe mori 9 topa nën tabelë.
Paraqitja e shkëlqyer e King James u shoqerua edhe me një episod për t’u veçuar.
Në tentativën për të rikuperuar një top, basketbollisti që peshon 110 kilogramë ra përsipër Ellie Day, bashkëshortes së kampionit të golfit Jason, që po ndiqte ndeshjen në radhën e parë.
Tifozja u shoqërua me barelë në spital, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime serioze.
https://vine.co/v/imEKzY7QFtQ
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.