LeBron James e krisi edhe një rekord personal, mëngjesin e së mërkurës. Ai regjistroi 9 trepikësha, gjë që nuk e kishte bërë asnjëherë më parë në karrierën e tij 20-vjeçare.
Por, ky moment, e as fakti që regjistroi hiq më pak se 46 pikë në lojë, nuk e ndihmuan atë dhe ekipin e tij, Los Angeles Lakers, të mos humb nga rivali i qytetit, Los Angeles Clipers me rezultatin 115:133, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ndeshje i shërbeu Jamesit edhe për një arritje tjetër. Ai shënoi për herë të parë, të paktën 40 pikë ndaj Clippers. Ky ekip ishte i vetmi ndaj të cilit Mbreti nuk e kapi këtë shifër kurrë, në dy dekada të të qenit njëri nga kryelojtarët e NBA.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.