Sulmuesi i skuadrës italiane Milan, Rafael Leao me shënimet ndaj skuadrës së Lecces e ka bërë edhe një arritje.
Ai bëhet vetëm futbollisti i dytë portugez në kampionatin italian Serie A që për dy sezone rresht realizoi 10 e më shumë gola përcjell klankosova.tv.
Para tij qëndron vetëm Cristiano Ronaldo që me Juventusin e bëri një gjë të tillë plotë tri herë.
Ndryshe Leao me golin e dytë të realizuar ndaj Lecces po e kalon sezonin e tij të mirë në karrierë sa i përket shënimit të golave.
Kjo është hera e tij e parë në karrierë që shënon 12 brenda një kampionati.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.