Lajmet e fundit

Rafael Leao tregoi përsëri performancë të mirë për Milan, duke regjistruar asist në golin e Giroud në çerekfinalen e Champions League ndaj Napolit.
Porugezi në intervistën pas ndeshjes shprehu dëshirën e tij për të qëndruar tek kampioni aktual i Italisë.
"Dua të qëndroj tek Milan, por duhet të zgjidhen edhe disa gjëra. Jam nën kontratë edhe për një vjet, jemi në bisedime. Ndihem në shtëpi tek Milan. Jam shumë i lumtur të jem këtu", tha Leao.
23 vjeçari në të gjitha garat këtë sezon ka pasur 40 paraqitje për Milan duke shënuar 11 gola dhe 12 asistime.