Aktorja e njohur, Lea Michele, thotë se ka pasë fantazmë në apartamentin e saj ku ka jetuar në qytetin e New York.
Këtë e bëri të ditur ajo në emisionin A Little Late with Lilly Singh, transmeton Klan Kosova.
“Unë i besoj kur disa njerëz thonë, Po, unë kam parë një fantazmë, unë me të vërtetë kam pasë një fantazmë në banesën time të vjetër, kur jetoja në New York. Me të vërtetë është kjo, ju betohem”.
“Unë isha duke qëndruar poshtë në dhomë të ndejës, dhe në katin e dytë dëgjoja zhurma. Shkova lart dhe thash dritarja mund të ketë bërë zhurmë ndoshta është e hapur. Kur shkova lart pashë që nuk ishte asgjë ishte qetësi. U ndala për pak minuta dhe pash dritaren që u hap”, tha aktorja.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.