Lajmet e fundit

Një grua e quajtur Sena Runa ka dhënë dorëheqje në punën e saj të rregullt, për të ndjekur një art me letër e karton, pasi që në të dy punët ajo nuk ka arritur të jetë një artiste e mirë.
Ajo tani krijon arte të ndryshme me letër, dhe të tërë punën e saj e shfaq në rrjetin social Instagram.
Sena, tani ka arritur të jetë një artiste mjaft e mirë, dhe e njohur për ndjekësit e Instagramit, transmeton Klan Kosova.
Ajo kishte treguar se punën si artiste që punon me letër e kishte filluar si hobi tre vjet më parë.
"Kam filluar të krijoj modele të ndryshme nga kartoni, dhe njerëzit filluan të kërkonin për të blerë punën që unë bëja".
"Kur kërkera u bë e lartë, une vendosa që të lë punën që kisha me orar të plotë", shtoi ajo.