Lajmet e fundit

Elora Hardy ka bërë një veprim jo të zakonshëm.
Hardy e ka lënë karrierën e saj të sukseshme në industrinë e modës në New York për të ndërtuar shtëpi ngra druri i bambusë në Indonezi.
Banorët e Balit dhe ekipi i Hardy-t kanë kaluar pesë vitet e fundit duke tentuar që të përmirësojnë konstruksionet nga ky dru duke besuar se druri i bambusë është i nënvlerësuar dhe resurs i ripërdorshëm.

Hardy tha se inspirimi i erdhi nga babai i saj i cili zgjidhte pikërisht këtë dru për të gjitha ndërtimet, transmeton Klan Kosova.
“Është një premtim për fëmijët. Është material i qëndrueshëm dhe nuk do të shpenzohet asnjëherë. Kur i kam parë fillimisht strukturat e tilla diku rreth 6 vite më parë, thjesht e mendova se kjo është një zgjidhje shumë e mirë. “ u shpreh Hardy.

Druri i bambusë ka si mangësi dëmtimet nga insektet dhe lagështia por nëse iu kushtohet këtyre pikave vëmendje atëherë strukturat e tij mund të zgjasin shumë gjatë, thonë ekspertët e ndërtimit.





