Lajmet e fundit

Johnny Ward vinte nga një familje e varfër irlandeze, kishte probleme me njerëz me autoritet mbi të, dhe urrente idenë e punës me orar fiks nga ora 9 deri në orën 5.
Ai provoi punë të ndryshme, dhe madje edhe u nënshkrua për eksperimente mjekësore, para se të gjentë një punë në sektorin e shitjes ku arrinte të fitonte deri në 20,000 dollarë amerikanë në muaj.
Pas disa muajsh, megjithatë, Ward vendosi se u bë mjaft.
“Kuptova se, me vetëm një jetë, unë nuk dua të kalojë ditët nga e hëna deri të premten mbyllur në një vend që unë nuk dua të jem"shkroi Ward në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Ward pas braktisjes së punës filloi të udhëtonte rreth botës.
Më vonë eksperiencat e tij të udhëtimeve i përmblodhi me një blog udhëtimi i cili filloi të gjenerojë të ardhura.
“Unë e ndërlidha personalitetim tim të lëvizshëm me konceptin për të bërë para online. Por në të vërtetë nuk mund ta besoja se kjo po funksionte. Për mua ishte diçka “WOW” ” tha ai për Business Insider.
Ward punon e me katër persona të tjerë për disa orë çdo javë nga llaptopi i tij duke fituar mesatarishtt rreth 1000 dollarë amerikanë në ditë.