Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot Kuvendin e punës, në të cilin pritet që kryetari Lumir Abdixhiku të kërkojë votëbesimin e delegatëve, pas rezultatit zhgënjyes të partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Punimet e Kuvendit do të nisin në orën 12:00, transmeton Klankosova.tv.
Por Abdixhiku kishte bërë të ditur se do të ofrojë dorëheqje nga posti i kryetarit, gjatë një konference për media, pas takimit me nënkryetarët e partisë.
Ndër të tjera, ai pati thënë se nëse LDK-ja nuk e pranon dorëheqjen e tij, ai detyrohet të qëndrojë në pozitën e kryetarit.
Ndërkohë, nënkryetari i partisë, Avdullah Hoti, ka njoftuar publikisht se, pas dorëheqjes së Abdixhikut, ai do të kërkojë mbështetjen e delegatëve për të marrë drejtimin e LDK-së në Kuvendin e planifikuar për sot.“Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju njoftoj se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin tuaj për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës', ka deklaruar Hoti në njoftimin e tij për kandidaturë në Facebook.
Ai është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësinë për ringritjen politike dhe organizative të partisë, duke u zotuar se do të udhëheqë një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, në përputhje të plotë me Statutin e LDK-së.