Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku - Sadriu, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se nuk e votojnë buxhetin, nëse nuk shtohen 21 amendamentet .
Ajo kërkoi që amendamentet e propozuara të hidhen në votim, sepse përndryshe nuk e votojnë shqyrtimin e dytë, raporton Klankosova.tv
"Ne si grup parlamentar i kemi paraqitur 21 amendamentet dhe nuk kanë kaluar përmes komisionit ëpr buxhet, andaj iu bëjmë thirrje t’i vëni amendamentet tona në votim, sepse besojmë që adresojnë probleme reale të qytetarëve. Përndryshe, buxhetin nuk e votojmë." - tha Lushaku - Sadriu. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/ldk-te-indinjuar-me-refuzimin-e-21-amendamenteve/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.