Gjatë së martës punëtorët e sektorit publik i morën pagat e tyre me Ligjin e ri.
Por, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, ky është një mashtrim i radhës nga ana e qeverisë.
LDK në reagim thotë se qytetarët janë shprehur tejet të frustruar lidhur me këtë.
Kjo parti ka prezantuar një kalkulim sipas të cilit janë rritur pagat.
“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me pagat, të cilat një ditë më parë kanë dalë me Ligjin e ri, duke e quajtur këtë dhe një mashtrim të radhës, nga ana e Qeverisë së Kosovës. Sipas LDK-së qytetarët të cilët kanë marrë pagat me koeficientin e ri, janë shprehur të frustruar , pasi që janë mashtruar nga Qeveria, e cila është treguar e pandjeshme ndaj tyre”, thuhet në reagimin e kësaj partie përcjell Klankosova.tv
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.