LDK nuk mori pjesë fare në votimin për Rezolutën e Hagës, në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt sot.
Kjo parti kërkoi paraprakisht që të shtohet një pikë shtesë.
Shefja e Grupit Parlamentar, Jehona Lushaku – Sadriu, e lexoi pikën që kërkuan t’i bashkëngjitet rezolutës, raporton Klankosova.tv
“Kjo rezolutë kërkon nga të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit në Kosovë, si dhe inkurajon mbështetjen ndërkombëtare për intensifikimin e përpjekjeve drejt zbardhjes të vrasjeve të pazbuluara, gjatë dhe pas periudhës së luftës në Kosovë, që të sigurohet drejtësia për të gjitha viktimat, të zbardhet e vërteta dhe të fuqizohet shteti i së drejtës.” - ishte pika që e lexoi Lushaku.
Por, kryeparlamentarja Albuelan Haxhiu tha se duhet të vazhdohet me propozimin e PDK-së. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/kuvendi-i-kosoves-miraton-rezoluten-e-hages11/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.