Lidhja Demokratike e Kosovës ka një dallim të madh në buxhet sa u përket të hyrave dhe shpenzimeve.
Kjo parti, sipas raportit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për financat e paaudituara të partive politike, ka një deficit të buxhetit prej mbi 595 mijë e 292 euro e 27 centë.
LDK-ja të hyra në vitin 2021 i ka pasur 583 mijë e 492 euro e 43 centë.
Ndërkaq, shpenzime i ka 1 milion e 178 mijë e 784 euro e 70 centë, njofton Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.