Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia që e drejton ai i mbështet në parim amandamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga qytetarët.
Komentet, ai bëri në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që po mbahet aktualisht.
“Janë në frymë me bindjen tonë ideologjike, presidenti i Kosovës duhet të zgjedhet nga qytetarët drejpërsëdrejti. Kushtetuta të ndërrohet natën më besoni që nuk ka bereqet".
" Ta përsëris edhe një herë LDK i mbështet dhe i voton”, deklaroi më tutje Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=2qqD5TaAGnw
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.