Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00.
Temat e diskutimit pritet të jenë zhvillimet e fundit politike dhe hapat e ardhshëm dhe rolin e kësaj partie në formimin e institucioneve të reja, njofton Klankosova.tv.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën zyrtarisht i ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.
Në këto zgjedhje, LDK-ja arriti t'i sigurojë 16.69 për qind të votave, rezultat që i solli 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
https://klankosova.tv/nje-dite-pas-certifikimit-te-rezultateve-ldk-mbledh-kryesine/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.