Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se mes partisë që ai udhëheq, dhe kryeministrit Albin Kurti nuk do të ketë më takime sa i përket çështjes së presidentit.
Para mediave, Abdixhiku tha se nuk ka kuptim që dy liderët të takohen më, kur 53 ditët në dispozicion i harxhuan pa gjetur zgjidhje, transmeton Klankosova.tv.
“U dakorduam që të mos takohemi më, dhe s’kemi pse të takohemi sepse i harxhuam 53 ditë, s’patëm zgjidhje, prapë të takohemi edhe një herë e të flasim për president të Vetëvendosjes nuk ka kuptim. Prej këtij momenti, LDK-ja e konsideron të mbyllur këtë çështje”, u shpreh Abdixhiku.
Kujtojmë se sot takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut për të gjetur një zgjidhje rreth presidentit, dështoi sërish.
https://klankosova.tv/kurti-insistonte-qe-pozita-e-presidentit-ti-mbetet-vv-se-abdixhiku-zbulon-detaje-nga-taki111mi/
https://klankosova.tv/deshton-serish-takimi-kurti-abdixhiku-pa-rezultat/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.