Zhvillimet në veriun e vendin e kanë shtyrë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, të thërret në takim liderët e partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Takimi është paraparë të mbahet nesër.
Por, në LDK kjo ftesë ende s'është diskutuar.
Kështu thanë për Klankosova.tv, burime brenda kësaj partie.
Mbetet të shihet nëse kryetari Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kreu i ekzekutivit, njofton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.