Qeveria premtoi ndihmë prej 90 milionë eurosh për sektorin e energjisë.
Por sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës ky sektor është drejt bankrotimit.
Deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa në një konferencë për media deklaroi se kriza energjetike dita ditës po bëhet e pa përballueshme për qytetarët.
“Kriza energjetike dhe kriza e rritjes së çmimeve po e varfëron çdo ditë qytetarin e Kosovës. Por në këtë krizë të madhe edhe më e varfër është përgjigja e Qeverisë së Kosovës me mungesën e masave që e përkrahin qytetarin”, deklaroi Mustafa, njofton Klan Kosova.
Sipas ish-ministrit të Bujqësisë Zyra e Rregullatorit të Energjisë është kthyer në departament të ekzekutivit.
https://www.youtube.com/watch?v=Wpe9R-Llm7Y
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.