Lajmet e fundit

Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNRWA, Philippe Lazzarini, ka thënë se Izraeli ende nuk ka ofruar prova për të mbështetur pretendimet e tij se anëtarët e agjencisë, se ata ishin të përfshirë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit.
"Për dijeninë time, deri më sot, nuk ka pasurndonjë informacion të ri të transmetuar në UNRWA dhe në Kombet e Bashkuara”, u shpreh ai.
Ai ka thënë se u bëjnë thirrje autoriteteve izraelite që të bashkëpunojë me ekipin e hetimit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje autoriteteve izraelite që të bashkëpunojë me ekipin e hetimit në mënyrë që të mund të arrijmë në një përfundim të shpejtë”, është shprehur tutje Lazzarini.