Lajmet e fundit
Lazio i është vënë pas ish lojtarit të Parma dhe Roma, Fabio Borini.

Ish-sulmuesi i Chelsea, Fabio Borini pritet të rikthehet në Seria A pasi nuk arriti të tregojë vetën se është i vlefshëm për Liverpoolin. Ai ishte i huazuar edhe te Sunderlandi për një kohë.
Lazio është skuadra e cila është afër transferimit të sulmuesit italian.
Pas kualifikimit në Champion League, Lazio fillimisht e kërkojë shqiptarin Shkëlzen Gashi, kurse tash po e kërkon edhe Borinin.
24-vjeçari ka përvojë edhe në Seria A, pasi për një kohë ka luajtur edhe për Parmën dhe Romën.
Po ashtu është pjesë edhe e kombëtares së Italisë, më të cilën ka regjistruar vetëm një paraqitje.