Lajmet e fundit
Sulmuesi shqiptar mund të kaloj në radhët e kryeqytetasve pasi thuhet se zyrtarët e skuadrës janë duke e përcjellë situatën e tij tek Rijeka.

Bekim Balaj mund të jetë shqiptari i radhës që i bashkohet Lazios.
Sipas mediave italiane, shqiptari që luan për Rijekën po kërkohet për të zëvendësuar Gjorgjeviqin dhe Klosen.
Të njëjtat media raportojnë se drejtori sportive i Lazios, Igli Tare ka vënë kontakt me klubin kroat.
Një transferim i mundshëm i Balaj tek Lazio do të bënte që ai të ishte i katërti shqiptar që luan për skuadrën nga kryeqyteti italian.