Lajmet e fundit

Lazio ka arritur fitoren e pestë me radhë pasi mposhti Bolognën me rezultat 1:2, në javën e dhjetë të Serie A.
Golat për kryeqytetasit i shënuan Milinkovic-Savic në minutën e katërt, dhe Lulic në të 29-tën, ndërsa golashënuesi më i mirë i tyre, Immobile dështoi të shënojë nga penaltia në minutën e 20-të.
Lulic shënoi edhe njëherë në këtë ndeshje, por kësaj radhe në portën e vet, në minutën e 50-të, për të e dhënë rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.