Lazio ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Milanos, në një ndeshje ku skuadra vendase përfitoi nga paraqitja e dobët e kundërshtarit.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Isaksen, i cili i dha tri pikët Lazios.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri nuk arriti të tregojë pothuajse asgjë në fushë dhe sipas asaj që u pa gjatë ndeshjes, nuk meritoi më shumë nga ky takim. Lazio e shfrytëzoi këtë paraqitje të dobët të Milanit për të marrë fitoren.
Megjithatë, ky sukses ka pak ndikim në objektivat e Lazios këtë sezon, pasi skuadra kryeqytetase është larg garës për vendet që dërgojnë në Evropë dhe synimi mbetet thjesht përfundimi i kampionatit në mesin e tabelës.
Në anën tjetër, kjo humbje për Milanin duket se i jep fund përfundimisht shpresave të kuqezinjve për titull këtë edicion.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.