Lajmet e fundit

Lazio ka shënuar fitore ndaj Interit, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së tretë në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me Felipe Andersonin, në minutën e 40’, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Interi barazoi rezultatin me Lautaro Martinezin, në minutën e 51’.
Lazio kaloi për herë të dytë në ndeshje në epërsi, në minutën e 75’, me golin e bukur e Luis Albertos.
Derisa Pedro Rodriguez ia vulosi fitoren Lazios, me një gol në minutën e 86’.
Lazio pas fitores kalon në pozitën e parë me 7 pikë të grumbulluara, nga tri ndeshje, derisa Interi në vendin e katërt. /Klankosova.tv/
https://twitter.com/i/status/1563264425821294593