Lajmet e fundit

Sulmuesi aktual i Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi është duke u kërkuar nga tri skuadra të mëdha.
Janë Inter, Chelsea dhe Liverpool këto skuadra që duan që ta kenë në radhët e veta argjentinasin.
E ardhmja e tij ka qenë në diskutim tash e një kohë, vet lojtari ka deklaruar se ka gjasë të largohet nga skuadra e PSG.
Tash beteja për të marrë shërbimet e tij mes këtyre skuadrave është shumë e madhe, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.