Lajmet e fundit

Sulmuesi Ezequiel Lavezzi ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint-Germian në fund të këtij edicioni.
Argjentinai kësaj vere ishte i lidhur me një kalim në Juventus, por që nuk u arrit marrëveshje mes klubeve.
Ai ka thënë që do të dëshironte të mbetej në Parkun e Princave, por është i përcaktuar për atë që mendon se është më e mira për të.
“Mendoj se ky do të jetë viti im i fundit në PSG. Dua që aventurën time këtu ta përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.”
“Kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh. Sot dua të rri, nesër do të shohim. Jam i lumtur që këtu ka ardhur një lojtar si Di Maria”, ka thënë Lavezzi, transmeton Klan Kosova.