Lajmet e fundit
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi është në vitin e fundit të kontratës me klubin.

Kështu që sipas agjentit të tij ai është i gatshëm që të dëgjojë ofertat e klubeve tjera.
Pretendenti më serioz për të nënshkruar me të duket të jetë kampioni i italisë, Juventusi, që sipas agjentit edhe vet Lavezzi është i hapur për këtë transferim, transmeton Klan Kosova.
Agjenti, Mazzoni ka treguar se ka raporte të mira me Allegrin dhe Marottan, kështu që gjërat duket se janë shumë afër për të arritur marrëveshjen.
“Në të shkuarën kam pasur komunikim me ata por që jo vazhdimisht” ka thënë Mazzoni.
Ai ka shtuar më pas se edhe klienti i tij dëshiron që të transferohet në Itali.
Për Lavezzin interesim ka shprehur edhe klubi anglez Arsenal.