Kronikë nga: Arbresha Shpati
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se qeveria që e drejton është e para në Kosovën e pasluftës, ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetme, në të cilën figuron parulla: “Duam punë”, “Duam paga më të larta”.
Kurti këtë e arsyetoi me hapjen për siç tha të 75 mijë vendeve të reja të punës që në total e çoi numrin e të punësuarve në Kosovë në 425 mijë nga 350 mijë, sa ishin në pranverën e vitit 2021, raporton Klan Kosova.
Këto komente Kurti i bëri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime ku ndër të tjera listoi disa nga faktorët të cilët e mbështesin potencialin që ka vendi e që sipas tij janë stabiliteti institucional i shoqëruar me fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, afërsia me tregjet e Evropës Perëndimore që sipas tij ofron mundësi për tregti dhe investime pa lënë anash edhe rritjen ekonomike mesatare prej 6.2% gjatë këtyre dy viteve të fundit.
Derisa shtoi se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime dhe se me një popullsi të re dhe dinamike, sipas tij vendi ka potencial të madh për t’u shndërruar në një qendër rajonale për investime dhe transfer të proceseve të biznesit. /Klankosova.tv

https://youtu.be/4aeFN-5Uw5g
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.