Lajmet e fundit

Republika e Kosovës, me flamurin që dikur Albin Kurti opozitar e quante përçmueshëm “lara-lara”, u njoh këtë vit nga katër shtete.
Qëndrimet ndaj shtetit dhe simboleve ndryshuan sapo erdhi në pushtet, ndërsa njohjet e vitit 2025 ia atribuoi pikërisht Republikës që dikur e relativizonte, raporton Klankosova.tv
'Krekosja' e kryeministrit në detyrë se njohjet erdhën në një periudhë kur diskutohej më shumë për rrezikun e të ashtuquajturave çnjohje sesa për mundësitë e njohjeve të reja, nxiti reagime të shumta.
Edhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë deri në fillimin e vitit 2026, duket se dikush po “pret” edhe një njohje tjetër.
Kësaj here jo nga ndonjë shtet i huaj, por nga vetë Albin Kurti - një njohje simbolike për qëndrimet fyese të dikurshme.
“Veç edhe ti je met pa e njoft!”, shkroi një qytetar në postimin e Kurtit, koment që u përkrah edhe nga disa të tjerë, transmeton Klankosova.tv
“Vallah, qetu me vend e ki, ia ke qëllu. Respekt”.
Duke iu referuar deklaratave të tij të 28 nëntorit 2015, një qytetar e pyeti drejtpërdrejt: “Me flamurin lara-lara apo?”
Bahamas u bë shteti i 121-të që e njeh Kosovën. Pas Sudanit, Kenias dhe Sirisë, shtete që Kurti i renditi në postimin e tij si dëshmi suksesi.
Megjithatë, jo të gjithë u bindën nga ky narrativ. Një komentues tjetër e sfidoi me pyetje.
“Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia, Qipro. A po lobon najkush këto me na njoftë?” – ishte komenti i një qytetari.
Në këtë linjë kritikash u rreshtua edhe deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i cili mohoi çdo meritë të Kurtit për këto njohje.
“Katër njohje për gjashtë vjet. Asnjë meritë nuk e ke në to. Ne i kemi sjellë 118 njohje! Por, në botën tënde paralele, garant katër janë më shumë se 118”, shkroi ai.
Edhe në Klan Kosova, në maj të vitit 2017, Albin Kurti, kishte deklaruar se nuk do ta valojnë "atë flamur" - duke iu referuar flamurit të Kosovës. /Klankosova.tv