Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, ka tërhequr vëmendjen gjatë sfidës ndaj Comos, duke e përsëritur faktin e qëndrimit në stol, pavarësisht se nuk ishte në gjendje të luajë për shkak të një lëndimi.
Sulmuesi argjentinas, i cili së fundmi ishte rikthyer nga një tjetër problem fizik, ka pësuar një tërheqje të re që do ta mbajë jashtë fushave për disa ditë.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar të jetë pranë skuadrës në një moment të rëndësishëm të sezonit, e këtë veprim ai e ka bërë gjithëmonë sa herë ka qenë i lënduar.
Ky veprim i kapitenit tregon edhe një herë përkushtimin dhe përgjegjësinë që ai e ndien ndaj ekipit, duke qenë një figurë kyçe jo vetëm për golat, por edhe për frymën e grupit në momente vendimtare.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.