Inter Milan ka marrë një goditje të rëndë në gjysmëfinalen e parë të Champions League kundër Barcelonës, pasi kapiteni i skuadrës, Lautaro Martinez, është detyruar të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi muskulor.
Sulmuesi argjentinas ndjeu shqetësime në minutën e 44-të, por vendosi të qëndrojë në lojë deri në fund të pjesës së parë. Megjithatë, pas pushimit, trajneri Simone Inzaghi vendosi ta zëvendësojë atë me Mehdi Taremin.
Martinez ka qenë një figurë kyçe për Inter këtë sezon, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 6 asistime në të gjitha garat.
Lëndimi i tij vjen në një moment kritik, pasi Interi po lufton për një vend në finalen e Champions League dhe për titullin e Serie A.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.