Lajmet e fundit
Michael Laudrup mendon se nuk ka mënyrë për ta ndalur Barcelonën.

Ish lojtari i Juventusit, Barcelonës e Real Madridit, Michael LaudrUp favorizon Barcelonën në finalen e të shtunës në Berlin.
Ai poashtu mendon se është e pamundur të ndalet sulmi katalan.
“Për mendimin tim Barcelona është favorit edhe sepse ka më shumë resurse. Natyrisht, Messi është mbi të gjithë, por edhe nëse Juventus ia del ta ndalë atë, aty janë Neymar e Suarez që mund të vendosin ndeshjen. Ndalja e të treve në 90 minuta është e pamundshme”.
“Pres që Barcelona ta marr kontrollin e ndeshjes që nga fillimi, ndërsa Juventus të mbrohet, siç bëjnë zakonisht italianët”.
Megjithëse e sheh si favorit Barcelonën, Laudrup mendon se fituesit e Serie A kanë mundësi të fitojnë ndeshjen dhe kjo sepse kanë në skuadër dy futbollistë shumë të mirë si Carlos Tevez e Alvaro Morata.