Lajmet e fundit

Ky shkrim është i pari nga shkrimet e Çabejt, kur ishte student 21-vjeçar në Graz të Austrisë, përpara se të shkonte ne Vjenë. Aty në Graz u njoh e u miqësua me poetin, i cili ishte një legjendë për studentët shqiptarë të Austrisë asaj kohe, i admiruar fort prej tyre.
Lasgushi ishte gati 10 vjet më i madh në moshë se Çabej dhe ka qenë si duket edhe një udhëheqës shpirtëror i tij në këto vite rinie.
Personaliteti i veçantë i poetit bëri për vete edhe familjen e Çabejt të ri, ku ai hynte e dilte si i shtëpisë. Janë treguar gjithnjë me humor e simpati nga pjesëtarët e familjes bisedat me Lasgushin kur shkonte atje për vizitë e për të pirë kafe.
Kjo miqësi rinie zgjati 60 vjet, deri kur u shua Çabej, në vitin 1980.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.