Lajmet e fundit

Las Palmas ka shënuar fitore ndaj Getafes me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga.
Golin e parë e ka shënuar Julian Aruajo, në minutën e 43’, teksa me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, mysafirët mbeten me një lojtar më pak pas përjashtimit të Omar Alderetes, në minutën e 48’.
Vendasit e realizuan edhe një gol në minutën e 92’, me anë të Christian Herreras, i cili rezultoi të jetë i vulosjes së fitores.
Las Palmas pas fitores kalon në vendin e tetë me 21 pikë të grumbulluara, teksa Getafe renditet në pozitën e 11-të me 19 sosh. /Klankosova.tv.