Larne e ka barazuar rezultatin ndaj Prishtinës në minutën e 56-të të takimit në kuadër të parakualifikimeve në Conference League.
Pas një tollovie të krijuar në zonë, ishte Bent ai që e shfrytëzoi për mrekulli topin e kthyer nga portieri i “Plisave” për ta çuar më pas atë në rrjet.
Prishtina ishte e para që avancoi në minutën e 10-të të ndeshjes me golin e shënuar nga Taipi, njofton Klankosova.tv.
Me këtë rezultat, ndeshja do të shkojë në vazhdime pasi edhe ndeshja e parë kishte barazuar baras, por pa gola.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.