Lajmet e fundit

Qeskat e errëta nën sy janë një problem i zakonshëm kozmetikor, të cilat zakonisht vijnë si rezultat i stresit të tepërt, problemet e ndryshme shëndetësore, mungesa e gjumit, dieta jo e shëndetshme dhe mënyra e jetesës.
Njerëzit e të gjitha moshave, përfshirë fëmijët, mund të preken nga ky problem shumë i përhapur.
Edhe pse jo të rrezikshme për jetën, qeskat e errëta të syve ndikojnë seriozisht në pamjen e një personi, duke i bërë që të duken të sëmurë, të lodhur dhe madje edhe më të vjetër.
Për fat të mirë, mjekësia natyrore ofron një numër trajtimesh të sigurta që mund të largojnë në mënyrë efektive qeskat e errëta nën sytë tuaj, transmeton Klan Kosova.
Një trajtim i tillë është receta që kemi zgjedhur për ju. Kjo recetë nuk kushton shumë dhe është krejtësisht e sigurt për t'u përdorur.
Më e mira është se është provuar që është jashtëzakonisht e dobishme .
Receta
Ky trajtim natyral që e përgatitni në shtëpi mund t'ju ndihmojë të shpëtoni nga qeskat e errëta nën sytë tuaj shpejt dhe me lehtësi. Është një trajtim i sigurt dhe efektiv dhe ka vetëm tre përbërës të lehtë: mjaltë, patate dhe lëng trangulli. Përbërësit: 1 lugë gjelle mjaltë e papërpunuar 1 lugë gjelle lëng të freskët trangulli 1 lugë gjelle patate e qëruar Trajtimi: Bëjni një pastë duke i përzier të gjithë përbërësit. Pastrojeni lëkurën dhe më pas aplikojeni maskën. Lëreni të veprojë për 20 minuta. Pastrojeni më pas fytyrën me ujë të ftohtë. Vendoseni kremin e fytyrës që e përdorni zakonisht.