Lajmet e fundit

Punëtori i McDonald’s, i cili ka bërë shaka me një njeri të pastrehë, është shkarkuar nga puna.
Videoja e cila e ka bërë gjiron e botës, tregon se si punëtori e thërret njeriun: Hej Willie, eja këtu. E do një senduiç?
Kur i pastrehu u afrua për ta marrë atë, punëtori gjuan me ujë në drejtim të tij.
Personi që e ka gjiruar këtë moment dëgjohet duke qeshur, ndërsa njeriu i pastrehë e pyet: Pse e bëre këtë?
Përdoruesit e rrjeteve sociale këtë akt e kanë quajtur qyqar dhe të shëmtuar.
Pas kësaj McDonald’s ka konfirmuar se punëtori në fjalë, emri i të cilit nuk është bërë publik, tani është larguar nga puna.
“Unë pres nga punëtorët e mi që t’i trajtojnë të gjithë me dinjitet dhe respekt, dhe kjo ishte e papritur. Ky individ nuk punon më në organizatën time”, ka thënë përfaqësuesi i McDonals’s Wise Finley.