Eden Hazard ka thënë se do të largohej nga Chelsesa vetëm nëse ekipi fiton Premier Ligën përsëri, njofton Klan Kosova.
Emri i Hazard përsëri është përmendur për një largim të mundshëm nga Chelsea gjatë verës, por 25 vjeçari ka thënë se nuk do ta linte kurrë Chelsean derisa klubi të jetën në një pozitë të vështirë.
“Nëse ndonjëherë largohem, do të ishte pasi të fitonim ligën”, ka thënë Hazard për The Guardian.
“Duhet të largohesh në pozicion të mirë kështu që njerëzit të mbajnë mend gjërat e mira”.
“Tani po luaj pa dhimbje, viti i kaluar ishte i komplikuar. Disa njerëz nuk e besonin, por unë kam luajtur me një lëndim në ije për një kohë të gjatë”.
“Nuk isha asnjëherë në 100 për 100 të formës time dhe kur nuk jeni i shëndoshë komplet është vështirë të nxjerrësh më të mirën nga vetja”.
“Por, pata një kthim të mirë pas kampionatit europian, një para-sezon të mirë dhe isha gati”.
“Kam folur edhe me Antonio Conten, rreth vështirësive që kisha në sezonin e kaluar dhe për atë se çfarë priste ai nga unë”.
“Pasioni dhe entuziazmi i tij rreth punës ishte i dukshëm. Ia kam bërë të qartë se nuk kam qëllim që të largohem pas një viti aq të dobët, nuk doja të largohesha në këtë mënyrë”, deklaroi Hazard.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.