Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo po e shijonte një javë pushimi në Marbella, kur mori vesh lajmin e dorëheqjes së Zinedine Zidane nga Real Madridi, dhe Marca raporton që Topi i Artë ka mbetur i rrënuar nga ky lajm.
Pas largimit të miqve të tij, Pepe, Fabio Coentrao dhe James Rodriguez, Ronaldo vetëm sa mbetej më i vetmuar në zhveshtore, dhe tani është edhe më i izoluar marrë parasysh që trajneri me të cilin kishte marrëdhënie të mira është larguar gjithashtu.
CR7 e admironte Zidane-n si lojtar dhe si trajner, posaçërisht pasi sivjet ai i kishte dhënë pushim në momentet e duhura të sezonit.
https://www.instagram.com/p/BjcVfOHFT32/?utm_source=ig_embed