Lajmet e fundit

Jack Wilshere ka zbuluar se ai nuk do të ishte larguar nga Arsenali nëse Arsene Wenger do të mbetej te topçinjtë.
Ai e kompletoi transferimin e tij te West Ham United si agjent i lirë, pasi që Unai Emery nuk i dha garancion se do ta aktivizonte në formacionin startues.
“Po që se Arsene do të rrinte, do të kisha mbetur shkaku i ndikimit që ai ka pasur në karrierën time dhe besimin që ka pasur në mua”, ka thënë Wilshere për Islington Gazette.
“Ai ma ka dhënë shiritin e kapitenit dhe më ka respektuar shumë. Andaj, unë pak a shumë isha pajtuar që të mbetesha. Pastaj ai u largua dhe gjërat ndryshuan”.