Lajmet e fundit

Aymeric Laporte, ka fituar nënshtetësi spanjolle, dhe pritet të luajë për Kombëtren e Spanjës në futboll, këtë verë në Kampionatin Europian.
Mbrojtësi nga Manchster City, ka luajtur për skuadrën e grupmoshave të reja të Francës, mirëpo nuk ka pasur thirrje nga Didier Deschamps për të luajtur në ekipin A.
Federata e Futbollit Spanjoll, ka dërguar dokumentet në drejtim të FIFA-s, dhe është duke pritur konfirmimin final nga trupi gjykues i FIFA-s, raporton Goal.com, përcjell Klan Kosova.
Laporta, është i lindur në pjesën jug-perëndimore të Francës, por thuhet se ka prejardhje spanjolle.