Lajmet e fundit
Qendërmbrojtësi i Bilbao e ka bërë të qartë të ardhmen e tij, duke insistuar se do që të paraqitet për skuadrën organizatore të Euro 2016.

Aymeric Laporte ka thënë se do të luajë për Francën, jo për Spanjën.
Qendërmbrojtësi i Bilbaos i lindur në Agen ka luajtur për grupmoshat e reja të Francës, por ende nuk është paraqitur për përfaqësuesen ndaj mund të luajë edhe për La Roja.
Por ai k athënë se nuk është i interesuar për këtë gjë, pasi i pëlqen përfaqësuesja franceze.
“Objektivi im është që të luaj për Francën. Jam ende i ri dhe kam shumë vjet për ta bërë këtë gjë. Nuk jam duke u ngutur”.
“Dua që të luaj për Francën, pavarësisht atyre që janë thënë”.
“E kam përmendur që trajneri më ka thënë që nuk do të varet nga unë, ndaj s’ka çfarë të flitet më”.