Lajmet e fundit

Presidenti i Barcelones, Joan Laporta, ka thënë se ylli i skuadrës, Lamine Yamal, po përpiqet që të luajë pavarësisht problemeve me pubalgjinë.
Talenti spanjoll po ka probleme të shpeshta me këtë gjendje shëndetësore e cila përkeqësohet nga mundimi i tepërt.
“Lamine Yamal po bën përpjekje të jashtëzakonshme për të luajtur pavarësisht pubalgjisë. Ai është një lojtar fantastik dhe i përkushtuar”, ka deklaruar Laporta.
“Shkuarja në kombëtare është një nder. Lamine është i jashtëzakonshëm. Por do të doja që Spanja ta menaxhonte më mirë minutazhin e tij".
"E konsideroj Laminen një talent me aftësi të jashtëzakonshme”.