Lajmet e fundit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka konfirmuar që Barcelona kë bërë ofertë për sulmuesin e Bayern Munchenit, Robert Lewandowski.
Polaku e ka bërë të ditur që dëshiron të largohet nga Bayern Muncheni, ndërkaq këta të fundit e kanë bërë të qartë që duan që ai ta nderojë kontratën e tij deri në fund.
“Kemi bërë një ofertë për Bayernin për ta transferuar Lewandowskin dhe po e presim përgjigjen e tyre. Shpresoj që përgjigja e tyre të jetë pozitive”, ka thënë Laporta.
Katalunasit i kanë hyrë tregut të sivjetmë të lojtarëve goxha zbehtë për shkak të problemeve financiare me të cilat po përballen.