GERMIN dhe Klubi Alpin Prishtina më 22 maj lansuan fushatën “Lëshohu në Kosovë”, me lëshime (rappelling) nga ndërtesa e KESCO në Prishtinë.
Kjo fushatë i dedikohet diasporës të cilës i bëjnë thirrje të kalojnë pushimet verore në Kosovë përmes eskplorimit të bukurive të atdheut, njofton klankosova.tv
"Vizitat e diasporës sidomos gjatë sezonit veror kanë qenë gjithmonë të rëndësishme, jo vetëm për mirëmbajtjen dhe forcimin e lidhjeve të diasporës me Kosovën, por edhe për ndikimin ekonomik që ato kanë për vendin. Raporte të ndryshme theksojnë se "turizmi i diasporës" përbën një lloj infuzioni ekonomik për shumë ndërmarrje në Kosovë, sidomos atyre të ndërlidhura me sektorin e turizmit dhe gastronomisë. Por në vitin 2020, pandemia ndikoi ndjeshëm që numri të vizitave nga diaspora të bie për rreth 60 përqind" thuhet në kumtesë.
"Ndërkohë, në Kosovë vërehet një trend në rritje i turizmit malor dhe alpin. Duke pasur parasysh se diaspora (me theks gjeneratat e reja) janë më pak të njohura me bukuritë natyrore të Kosovës, GERMIN dhe Klubi Alpin Prishtina përmes kësaj fushatë synojnë të ofrojnë mundësi dhe arsye shtesë që diaspora të kaloj pushimet verore 2021 në Kosovë".
#LëshohunëKosovë do të përcillet me një kalendar aktivitetesh të ndryshme rekreative gjatë gjithë verës 2021, të cilat do të publikohen në kanalet tona në rrjete sociale.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.