Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë lansimin e aplikacionit celular në gjuhën shqipe i quajtur "NANA".
Ky aplikacion përmban informata thelbësore mbi shtatzëninë, planifikimin familjar, lindjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë.
“NANA” është një shtrirje tjetër e programit edukativ “Klasat për Nëna” të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë (ANF) si dhe uebfaqes www.beba-ks.com.
Zhvillimi i këtij aplikacioni mobil është mundësuar ngakontributi i kompanisë zhvilluese të aplikacionit “Zombie Soup” dhe me mbështetjen e Ambasadës Australiane përmes Zyrës në Vienë dhe IPKO Foundation.
"NANA" gjendet vetëm në versionin IOS, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.