Lajmet e fundit

Del Rey, që ishte e nominuar për “Albumin e vitit” për “Norman F—king Rockwell”, por u mund nga Billie Eilish, e ka bërë paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq me të dashurin Sean “Sticks” Larkin.
Në fakt, ajo çfarë binte në sy në paraqitjen e çiftit në tapetin e kuq ishte se ngjyra e fustanit të këngëtares kombinohej për mrekulli me ngjyrën e flokëve të të dashurit të saj.
“Po, është shumë cool”, tha këngëtarja duke qeshur për këtë koincidencë.
Edhe pse Del Rey e ka blerë fustanin e saj në një qendër tregtare ajo është siguruar që gjithçka të duket perfekte për paraqitjen e saj në Staples Center për ceremoninë.
