Lajmet e fundit

Atleti që llogaritet nga shumëkush si më i miri i të gjitha kohërave, Usain Bolt, do të pensionohet pas Kampionatit Botëror të Atletikës që po mbahet në Londër.
Bolt humbi garën në 100 metra vrapim nga Justin Gatlin këtë të shtune dhe kështu i dha fund një karriere të stërmbushur me medalje të arta dhe rekorde nga Olimpiada, Kampionati Botëror dhe mitingjet e vrapimit.
Garën e fundit ai do ta zhvillojë më 10 gusht në 200 metra vrapim, gjithmonë në rast se arrin të kualifikohet në finale.