Është hapur sot për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës.
Ky projekt prej 29 kilometrash i gjatë që lidh kryeqytetin e Shqipërisë me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, pritet që ta minimizojë trafikun e ngarkuar, njofton Klankosova.tv.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e cilësoi këtë si projektin më të madh infrastrukturor në historinë e Tiranës, teksa potencoi se finalizimi i tij u bë brenda afateve.
"Do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku, dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, dhe zhvillimin e bizneseve të reja", ka shkruar në facebook i pari i qeverisë shqiptare.
[caption id="attachment_2467896" align="alignnone" width="1393"]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke përuruar Unazën e Madhe në Tiranë[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.